Përgatitja për zgjedhje, Rama tregon hapin e radhës: Takime me komunitetet në të gjitha qarqet
Kryeministri i vendit, Edi Rama njoftoi nisjen e një cikli takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet e vendit. Ai theksoi se këto takime do të shërbejnë për të diskutuar për punët e nisura gjatë mandatit të katërt, projektet e ardhshme dhe për të dëgjuar shqetësimet e drejtpërdrejta të qytetarëve. Gjatë fjalës në podkastin “Flasim”, Rama shtoi se fokus do të jenë sfidat e përbashkëta të vendit, ku përgjegjësia kryesore bie mbi qeverinë, dhe se organizimi i këtyre takimeve lidhet edhe me përgatitjen për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, duke u angazhuar për një komunikim më intensiv me qytetarët. “Dhe në mbyllje të shënimeve, dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të...
Burimi:
vizionplus.tv