Përfundon protesta e PD/ Berisha: Asgjë s’na ndal pa hedhur Ramën në koshin e plehrave të historisë

Përfundon protesta e PD/ Berisha: Asgjë s’na ndal pa hedhur Ramën në koshin e plehrave të historisë

Selia blu është ndalesa e fundit e marshimit të Partisë Demokratike. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se marshi i 28 shkurtit dha një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët, por edhe për europianët. Berisha deklaroi gjithashtu se fundi i regjimit është shumë afër. Ai nuk i ka kursyer akuzat edhe ndal Ilir Proda dhe Sokol Bizhga duke nënvizuar se do të ketë fatin e kryeministrit Rama. “Marshi i juaj ishte marshi i fitores, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i është dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri , i kall tmerrin dhe datën narkoditkatorit Edi Rama. Agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se...