Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Përfundon mbledhja e qeverisë, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku ende jo
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria, ndërsa zv.kryeministrja Belinda Balluku, ende jo. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi më herët se zv.kryeministrja mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama. Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun. Top Channel