“Përfundoi duke u puthur me Dashin”, Berisha: Ramës i anuluan ftesën në Konferencën e Mynihut
“Ekziston shprehja popullore, puthu me Milon, por sot kjo është, puthu me Dashin”. Edi Rama këtë të premte do të duhej që të ishte i pranishëm në Forumin e Sigurisë që mbahet në Mynih, por Kryeministri u shfaq në krah të Dashnor Sulës, me prezantimin zyrtar si kryeinspektor. Kjo shfaqje e kreut të qeverisë krah ish-deputetit demokrat, sipas Sali Berishës erdhi pasi Ramës i është anuluar ftesa nga organizatorët e Konferencës së Mynihut. “Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi”, tha Berisha. Sipas liderit...
Burimi:
javanews.al