Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Grupi parlamentar socialist ka marrë angazhim për të kaluar me procedurë të përshpejtuar në parlament një sërë projektligjesh që lidhen me procesin e përafrimit të legjislacionit me aktet e Bashkimit Europian, ndërsa ekspertët sugjerojnë që parlamenti nuk mund të kthehet në institucion formal, duke humbur rolin demokratik në këtë proces. Nga Blerina Gjoka, BIRN Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur përpara me këtë proces në mënyrë të përshpejtuar, ndërsa ambicja e qeverisë shqiptare synon të mbyllë...