“Për ty kemi numrin 0900”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë për Taulant Ballën: Gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj Albana Vokshit

“Për ty kemi numrin 0900”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë për Taulant Ballën: Gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj Albana Vokshit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë për kreun e grupit të PS, Taulant Balla pas situatës së krijuar në Kuvend, ku deputetes Albana Vokshi iu drejtua me frazën “për ty kemi numrin 0900”. Sipas demokratëve, Balla ka cenuar në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes, Albana Vokshi. Deklarata e djeshme e Ballës në parlament: Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, nuk kishim një numër telefonin tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty Albana padyshim. Dhe pa pyetur për strukturat vendore, pa pyetur edhe për këtë padyshim. Edhe se kishim këtë mundësi. PD thotë Balla ka përdorur gjuhë...