“Për ty kam 0900”/ Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Berisha: Hakmarrje e verbër dhe primitive, meriton dënim të rëndë!

“Për ty kam 0900”/ Fyerja e Ballës ndaj Vokshit, Berisha: Hakmarrje e verbër dhe primitive, meriton dënim të rëndë!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur nga kreut i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi, kur gjatë debateve në Kuvend iu drejtua me fjalët: “Për ty kam vetëm numrin me 0900”. Fjalorin e socialistit, Berisha e konsideroi si hakmarrje primitive për të cilën Balla meriton dënimin më të rëndë. “Dënoj aktin kriminal dhe banditesk të Ballës me porosi të Ramës. Hakmarrje e verbër primitive ndaj Vokshit që ka qenë zë i fuqishëm kundër regjimit. Gjuhë stërordineri me të cilën ai meriton ndëshkimin më të madh”, tha ai.