‘Për çfarë turizmi flisni? Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua’  Zhupa denoncon një tjetër masakër mjedisore

‘Për çfarë turizmi flisni? Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua’ Zhupa denoncon një tjetër masakër mjedisore

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka denoncuar shkatërrimin e Grykës së Skoranës në Kanionin e Erzenit, një tjetër “krim mjedisor” i qeverinë që po varros një nga perlat natyrore të Tiranës. Gryka e Skoranës, një nga destinacionet më të bukura natyrore të Tiranës, është shkatërruar nga hedhja e inerteve dhe aktiviteti i pakontrolluar i firmave ndërtuese" denoncon deputetja e PD-së duke kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve. "Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë një e nga një perlat e saj, ndërsa qeveria shet propagandë për turizmin, por lejon shkatërrimin e vetë natyrës që e bën këtë vend unik' shkruan Zhupa.  Reagimi i Ina Zhupës:  Edhe Kanioni i Erzenit u masakrua. Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore të Tiranës. Kjo video tregon...