Pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, SPAK jep pretencën për ish- kryebashkiakun Spahia…
Prokurorja Dorina Bejko ka dhënë konkluzionet përfundimtare për gjyqin ndaj Bardh Spahisë për veprën penale të pengimit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Prokuroria thotë se pavarësisht faktit se ka pasur vendim për pezullimin e vendimit që shkarkonte nga detyra Mark Mollën, Bardh Spahia ka anashkaluar këtë vendim. Dhe ka riemëruar një tjetër.SPAK ka sekuestruar aktet ligjore dhe vendimmarrjet nga Bashkia Shkodër, dhe nga dëshmitë ka rezultuar se janë kryer shkelje. Bardh Spahia rezulton e provuar se ka inicuar një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme dhe ka marrë vendim për të mos riemëroj Mark Mollën. 18/07/22, u bë një tjetër mbledhje dhe Bardh Spahia ka liruar Mark Mollën dhe vendimi tjetër për të emëruar Arvit Bushatin në krye të Ujësjellës Kanalizimet. Shënim: Disa imazhe gjenden nga...
Burimi:
sarandanews.com