Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi, ka konfirmuar nga Maliqi sot, 29 mars, krijimin e komisionit për reformën territorialo-administrative duke theksuar rëndësinë e një procesi me pjesëmarrjen dy partive kryesore. “Lajmi i mirë është që deri tani kemi një bashkëpunim bipartiak dhe shpresoj që edhe produkti final të jetë një produkt i përbashkët, pra të ketë dakordësi mes të dyja forcave politike, sepse kjo do ta bënte reformën më të qëndrueshme”, ka thënë ai, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi. Ai ka shtuar se çdo variant i propozuar duhet të shqyrtohet me kujdes dhe se fokusi kryesor duhet të jetë rritja e efikasitetit të bashkive, duke harmonizuar zonat rurale me ato urbane. Peleshi ka vënë në dukje po ashtu suksesin e...