Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë ka zhvilluar sot në 2 mars takime me liderët e shtetit të Kosovës, gjatë një vizite në Prishtinë. Peleshi deklaroi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë mbetet i palëkundur. Ai shton se Tirana zyrtare ka dhënë e do të japë mbështetje të plotë për agjendën euro-atlantike të Kosovës. “Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Shqipëria dhe Kosova, në një bashkërendim të qëndrueshëm strategjik dhe institucional, për të çuar përpara proceset integruese dhe për të forcuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mbështetje e plotë për agjendën euroatlantike të Kosovës. Bashkëpunimi ynë i ngushtë mbetet i palëkundur, në funksion të paqes, stabilitetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët europiane”, shkruan Peleshi. Po ashtu, Peleshi ka...
Burimi:
javanews.al