Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Niko Peleshi ka mohuar se brenda Partia Socialiste ka përçarje, por theksoi se është normale të ketë mendime të ndryshme kur je pjesë e një formacioni politik. Nga qarku i Korçës, ku ai është drejtues politik i PS-së, Peleshi nuk e quajti përplasje mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës. “Unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çfarë do të thotë përçarje; natyrisht që ka diskutime. Kemi pasur orë të gjata diskutimesh dhe kjo besoj është e shëndetshme. Diskutimi nuk mund të quhet përçarje. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime, pa frymë debati dhe pa demokraci të brendshme”, u shpreh Peleshi. Edhe kur gazetarët në Korçë kanë përmendur edhe përplasje të tjera të mundshme, mes Damian Gjiknurit, ish-ministrit Ervin Hoxha me...