Peleshi i mbylli mikrofonin, Berisha futet ‘live’ në Facebook dhe mban fjalim: Koha juaj ka marrë fund
Sali Berisha nuk ka pranuar që të lirojë foltoren, edhe pse koha i mbaroi dhe iu kërkua që të ulen në karrigen e tij dhe të marrë fjalën për procedurë. Berisha ka vijuar të qëndrojë në foltore i rrethuar nga deputetët e tij, ndërsa kryetari i Kuvendit vijon me rendin e ditës ku po votohen ndryshimet në kabinetin e qeverisë. “Koha juaj ka marrë fund… “, thotë Berisha ndër të tjera. E ndërsa votimi u mbyll, kryetar i Kuvendit Niko Peleshi ka kërkuar 5 minuta pushim, për të rikthyer normalitetin në seancë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv