Peleshi hap sesionin e ri parlamentar për vitin 2026: Nuk mund ta arrijmë Europën, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde europiane

Peleshi hap sesionin e ri parlamentar për vitin 2026: Nuk mund ta arrijmë Europën, nëse brenda kësaj salle nuk vendosim standarde europiane

Kryeparlamentari Niko Peleshi hapi seancën e parë plenarë të Kuvendit për vitin 2026 me tensioneve dhe debateve. Teksa deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren, Peleshi vijoi fjalimin e tij hapës ku shprehu se anëtarësimi në BE dhe rruga europiane mbetet prioritet i Kuvendit dhe qeverisë. Fjala e plotë e Peleshit: Të nderuar kolegë deputetë, Sot nisim sesionin e dytë të Legjislaturës së XI. Ju uroj një vit të mbarë, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në çdo familje shqiptare. Uroj që ky vit të jetë një vit pune të mirë, me më shumë qetësi institucionale dhe me më shumë rezultate që ndihen në jetën e qytetarëve. Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gjitha anët e vendit. Ata presin që...