PD tërhiqet nga bojkoti i Reformës Territoriale, zbardhen debatet e plota në grupin parlamentar. Deputetët që dolën kundër
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit të Taulant Ballës, por u dorëzua para deputetëve që i kërkuan të tërhiqet dhe mos përsërisë gabimet e Lulzim Bashës. Në bllok, Ina Zhupa, Eno Bozdo, Oerd Bylykbashi, Arjan Ndoja, Xhelal Mziu, Tritan Shehu dhe Bledjon Nallbati e të tjerë, u rreshtuan kundër bojkotit të reformave. Shumica fitoi, Sali Berisha bëri një hap pas. Vendimin për ta komunikuar në publik ia la nënkryetarit Luçiano Boçi, i cili pranoi debatet kundër bojkotit në grup. Sali Berisha për momentin nuk e ka mendjen te reformat, por te protestat. Ka në plan të shkojë drejt ngujimit në shesh. “Jemi bërë si filmi ‘Dy herë mat, edhe akullore edhe çokollatë’, shkojmë në parlament nuk shkojmë në dy komisionet...
Burimi:
top-channel.tv