PD protestë para Parlamentit, Berisha: Nuk përjashtojmë mundësinë e ngujimit

PD protestë para Parlamentit, Berisha: Nuk përjashtojmë mundësinë e ngujimit

Seanca parlamentare që do të ketë në rendin e ditës raportet për imunitetin e Belinda Ballukut pritet të shoqëtohet me tensione. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi protestë përpara parlamentit për të mbrojtur sipas tij kushtetutën dhe shtetin e së drejtës. “Ndaj dhe ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar.Për të mbrojtur shtetin ligjor, shtetin e të drejtës”, tha Berisha. Në konferencën me gazetarët, Berisha nuk përjashtoi as mundësine e ngujimit. “E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet.Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala...