PD protestë më 24 Janar, analisti: Sali Berisha përdor tubimet sa herë ka probleme të brendshme

PD protestë më 24 Janar, analisti: Sali Berisha përdor tubimet sa herë ka probleme të brendshme

Opozita do të zhvillojë protestë kombëtare kundër qeverisë në datën 24 janar. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të shtunën, më 24 janar, të nisin protestat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Analisti Namir Lapardhaja, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, me moderator Roland Zilin, tha se retorika për rrëzimin e qeverisë Rama është e përsëritur dhe përdoret kryesisht për interesa personale dhe probleme të brendshme politike. Sipas tij, Berisha e ka përdorur shpesh diskursin e protestave sa herë që është përballur me kriza brenda Partisë Demokratike apo me çështje që lidhen me drejtësinë. Lapardhaja theksoi se disa faktorë të rëndësishëm parlamentarë opozitarë nuk iu bashkuan tryezës së thirrur...