PD përjashtoi dy këshilltarë në Durrës, reagon Salianji: Frika nga gara s’është lidership!
Ervin Salianji ka reaguar për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës, duke theksuar se “humbësit kanë përjashtuar fituesit”. Salianji vë në dukje se frika nga gara nuk është lidership, duke shtuar se dy këshilltarët në Durrës u përjashtuan sepse mbështesin garën. “Humbësat përjashtojnë fituesit. Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre. Ky është deformimi i madh i sjelljes politike që ka sjell humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Në vend të kthehen tek themeli, tek vota për të nisur rrugën e fitores, përjashtojnë demokratët. E paimagjinueshme që në vitin 2026 ekziston lidership me këtë mëndesi, përjashtimi i kryetarit të grupit të këshilltarëve dhe sekretarit të degës Durrës, dy kontributorë dhe sakrifikues prej vitesh në parti, tregon...
Burimi:
vizionplus.tv