PD përgënjeshtron narkopolicinë: Asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë
Partia Demokratike ka reaguar me anë të një deklarate për mediat, duke përgënjeshtruar lajmet e dhëna nga zëdhënësit e policisë, se gjoja ka efektivë po marrin ndihmë të parë. Sipas PD-së, asnjë efektiv policie nuk ndodhet nëpër spitale duke marrë ndihmë mjekësore. Deklaratë e Partisë Demokratike: Partia Demokratike i konsideron mashtrime dhe të pabaza pretendimet e zëdhënësve të narkopolicisë se janë plagosur 12 efektivë policie. Sipas informacioneve tona të grumbulluara në mënyrë operative në të gjitha spitalet e kryeqytetit, asnjë efektiv policie nuk është paraqitur për ndihmë të parë. Përpjekja për të ngjyrosur me dhunë një protestë masive kundër narkoregjimit, nuk është gjë tjetër veçse frika e Ramës dhe shërbëtorëve të tij se zhvillimet politike në Shqipëri kanë arritur në ‘kilometrin e fundit’. Partia Demokratike...
Burimi:
syri.net