PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

Partia Demokratike i ka mbyllur derën ish-deputetit Ervin Salianji dhe nuk do ta lejojë të futet në garën e 23 majit për kreun e PD, përballë Sali Berishës dhe figurave të tjera. Partia Demokratike thotë se ish-deputeti nuk është më anëtar i PD-së dhe për rrjedhojë as nuk mund të kandidojë në garën për kryetar. “Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në një reagim, ndërsa vetë Salianji, një ditë më parë nuk e përjashtoi mundësinë e kandidimit përballë Sali Berishës. Ndërkohë Flamur Noka tha një natë më parë në RTSH se Ervin Salianji është përjashtuar nga PD pasi mitingjet e tij i mbushte Suel Çela. Paradoks mbetet fakti sesi Salianji nuk është anëtar i PD, por është anëtar i organit...