“PD nuk krijon besim tek qytetarët”, ironia e Lutfi Dervishit: Rama ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar klimën politike në vend, duke kritikuar njëkohësisht mazhorancën dhe opozitën. I ftuar në një emision televiziv, përballë sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës, Dervishi u shpreh se dobësimi i qeverisë nuk ka prodhuar forcim të opozitës, por përkundrazi ka ekspozuar krizën e të gjithë klasës politike. Sipas tij, kriza aktuale nuk është vetëm e Ramës, por edhe e modelit opozitar që nuk po arrin të frymëzojë besim apo alternativë reale për qytetarët. “Qeveria ka rënë por ka zënë poshtë edhe opozitën”, ironizoi ndër të tjera Dervishi. Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, bëri të ditur se lista e anëtarësisë së PD do të pësojë ndryshime, por jo në formën e një “spastrimi”. Sipas tij, procesi synon...
Burimi:
sot.com.al