“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

Analisti Ben Andoni, thotë se Partia Demokratike nuk ka strategji dhe objektiv të qartë, por sajon protesta. Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se protesta e djeshme ishte show dhe se nuk u arrit asgjë. Sipas tij, ajo që Partia Demokratike arriti dje, është që kandidatët që do të guxojnë përballë Sali Berishës e kanë të humbur betejën. “Opozita është larg sensit dhe krijimit të mjedisit për të ushtruar një lloj presioni, në mënyrë që të krijohet qeveria teknike. Presioni krijohet në parlament. Ose vendi duhet të jetë në një krizë shumë të madhe ekonomike. Shqipëria duke qenë pjesë e globalizmit, më shumë është e ndikuar nga ajo që ndodh në botë, se sa tek protesta e opozitës. Vetë Partia Demokratike është e paqartë...