“PD nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë “/ Tabaku ftesë publike Salianjit: Të marrë pjesë në diskutimet e selisë

“PD nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë “/ Tabaku ftesë publike Salianjit: Të marrë pjesë në diskutimet e selisë

“Partia demokratike nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj!” Kështu deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër. Duke iu përgjigjur pyetjes së një të riu, nëse Ervin Salianji duhet të lejohet të kandidojë përballë kreut aktual Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme në parti, Tabaku tha se Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke e ftuar ish-deputetin Salianji të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu. Sipas Tabakut partitë nuk duhet të trajtohen si monopol, por vota duhet të jetë elementi që vendos për ecurinë e tyre. Duke folur për zgjedhjet e fundit parlamentare, ku ishte pjesë e kandidaturave të listës së hapur, Jorida Tabaku rrëfeu se...