PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

PD nuk e quan më SKAP, Prokurorinë e Posaçme/ “Merrni pjesë!”- Mesazhi për strukturat: Të hënën Berisha do të jetë në SPAK. Njoftohet edhe…

Të hënën më 5 janar njoftohet se do të mbahet tubimi i radhës në orën 18:00 para Kryeministrisë.  Gjithashtu në mesazhin e PD drejtuar strukturave njoftohet se të hënë kreu i PD Sali Berisha do të jetë në SPAK. Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD.  Mesazhi i plotë:  Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.  Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.  Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK.  Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen. BW