PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas hedhjes së molotovëve gjatë protestës së demokratëve. Ai shkruan në Facebook se “Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”, pavarësisht thirrjeve të këtyre të fundit për protesta jo të dhunshme. “Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar“, shkruan Balla.
Burimi:
javanews.al