‘PD kundër mbrojtjes së Ballukut’/ Radio Europa e Lirë: Policia sulmoi Berishën dhe protestuesit me gaz dhe ujë

‘PD kundër mbrojtjes së Ballukut’/ Radio Europa e Lirë: Policia sulmoi Berishën dhe protestuesit me gaz dhe ujë

Molotovë dhe fishekzjarrë janë hedhur drejt institucioneve shtetërore në Tiranë të Shqipërisë, gjatë protestës e re e thirrur nga subjekti opozitar, Partia Demokratike. Policia shqiptare hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. PD-ja e Sali Berishës kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.Tensionet politike në Shqipëri janë përshkallëzuar pasi në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ngriti aktakuzë ndaj Belinda Ballukut që në atë kohë mbate postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të zëvendëskryeministres. Protestuesit të dielën hodhën molotovë edhe drejt selisë së Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës dhe selisë së Partisë Socialiste në pushtet. Gaz lotsjellës u hodh edhe pranë Ambasadës italiane. Protesta...