Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
PD-ja vetëm 40 minuta protestë, qetësi dhe pak pjesëmarrës përpara Kryeministrisë
Demokratët kanë protestuar në vijim të grumbullimeve të përjavshme përpara Kryeministrisë. Kreu i PD-së, Sali Berisha mbërriti me makinë në vendin ku u mbajt “Foltorja”. Krahasuar me javën e kaluar, ku protesta u pasua me trazira e hedhje molotovësh, këtë herë situata duket e qetë. Numri është më i vogël krahasuar me më parë, por demokratët në protestë kanë vijuar me fjalimet e tyre. Protesta zgjati vetëm 40 minuta dhe u mbyll me fjalimin e Sali Berishës. Top Channel