PD i kërkon Kushtetueses shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, Bardhi në seancë: Mazhoranca synon…
Gjykata Kushtetuese mbajti sot (10 shkurt) seancën e parashikuar mbi kërkesën e opozitës, ku grupi i PD kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, që mazhoranca bëri me votim të njëanshëm në Parlament. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka përfaqësuar palën paditëse dhe në emër të opozitës mbajti relacionin, ndërsa shoqërohej nga avokati Marash Logu. Ai ka deklaruar se ndryshimet në Rregullore u bënë me qëllim që opozita e vendit të përjashtohej tërësisht nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij në seancë, Bardhi shtoi se Rregullorja është njëlloj dhe ka të njëjtën fuqi për Kuvendit, siç ka për Gjykatën Kushtetuese ligji organik që organizon punën e kësaj gjykate. Ai denoncoi nismën e kryeministrit Edi Rama në nisje...
Burimi:
sot.com.al