PD dorëzon në Kuvend raportin e pesë anëtarëve të Këshillit të Mandateve, kërkon t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

PD dorëzon në Kuvend raportin e pesë anëtarëve të Këshillit të Mandateve, kërkon t’i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

  Partia Demokratike dorëzoi dje në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit duke kërkuar heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun, për të cilën Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon arrestin. “Jemi pro kërkesës së SPAK dhe pro drejtësisë”, tha kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, duke renditur të gjithë arsyet përse demokratët e mbështesin kërkesën e SPAK. Ndonëse Belinda Balluku është shkarkuar nga detyra e saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, Bardhi tha se ajo ende rrezikon të prishë provat përmes të besuarve të saj në qeveri dhe administratë, duke përmendur edhe ministrin e ri të propozuar nga Edi Rama për drejtimin e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës,...