Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“PD doli nga përgjumja”/ Ilir Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, ndryshimi kërkon kohë!
Qeveria s’mund të bjerë më një protestë, është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, teksa ka komentuar protestën kombëtare të PD të zhvilluar pak ditë më parë. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, Ilir Alimehmeti ka deklaruar ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk realizohet brenda një dite. Alimehmeti u shpreh se mesazhet e dhëna në protestën e fundit ishin të qarta, por theksoi se nevojitet kohë dhe vazhdimësi për të arritur rezultate konkrete. Ai solli si shembull situatën në Serbi, ku pavarësisht protestave masive, qeveria vijon të jetë në pushtet. ‘Nëse dikush pret që qeveria të bjerë më një protestë kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces nuk do...