PD depoziton raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Rama peng i saj, po pengon drejtësinë për afera 1.1 miliardë euro

PD depoziton raportin për imunitetin e Ballukut, Bardhi: Rama peng i saj, po pengon drejtësinë për afera 1.1 miliardë euro

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në fjalën e tij gjatë paraqitjes së raportit të Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, deklaroi se Partia Demokratike është "pro drejtësisë dhe pro barazisë përpara ligjit", duke theksuar se Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar me mijëra faqe prova se si Balluku ka abuzuar me detyrën. Sipas tij, ish-ministrja ka paracaktuar në mënyrë korruptive 11 procedura prokurimi me një vlerë totale prej 1.1 miliardë eurosh. "Sipas prokurorisë, ajo i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar shtetit shqiptar dhe rrezikon në maksimum deri në 35 vite burg", pohoi Bardhi. Më tej, ai solli në vëmendje një akuzë edhe më të rëndë nga dosja e prokurorisë, duke u shprehur se "gjatë këtyre muajve, ajo po prish provat dhe...