PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

Rënia e mbështetjes për Partinë Demokratike vijon të thellohet, ndërsa perceptimi publik ndaj saj duket se është ndikuar ndjeshëm nga klima e tensioneve dhe përplasjeve politike. Sipas analistit Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, qytetarët shqiptarë po shfaqen gjithnjë e më të distancuar nga retorika e dhunës dhe konfliktit, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm në qasjen e tyre ndaj politikës. Çupi thekson se kjo situatë ka sjellë jo vetëm tkurrje elektorale për PD-në, por edhe humbje të mbështetjes nga grupe të rëndësishme, përfshirë themeluesit dhe mbështetësit historikë të saj. “Ne po provojmë këto kohë se periudha pas viteve ’90 ka dëshmuar se qytetari është i vëmendshëm ndaj një realiteti, nuk ndikohet më nga thashethemet apo lufta në bulevard. Është një indikacion shumë...