PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

Partia Demokratike ka hequr dorë nga bojkoti i pjesëmarrjes në Komisionin e Reformës Territoriale. Vendimi për të marrë pjesë në këtë komision është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku të gjithë deputetët që morën fjalën kërkuan që opozita të jetë pjesë e Reformës Territoriale. Analisti Ergys Mërtiri, në lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në një studio televizive, tha se ky vendim tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme me të cilat përballet opozita. Sipas Mërtirit, Partia Demokratike ndodhet mes dy qëndrimeve të kundërta, nga njëra anë kërkon të jetë pjesë e institucioneve për të ndikuar në vendimmarrje, ndërsa nga ana tjetër ka ndërtuar një diskurs politik të bazuar në mosnjohjen e shtetit dhe armiqësinë ndaj institucioneve. Sa i përket kërkesës së...