Patriarku i Jerusalemit pret Ramën dhe vlerëson dialogun ndërfetar në Shqipëri
Fortlumturia e Tij Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, priti të martën, më 27 janar, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Lindën, nëselinë e Patriarkanës së Jerusalemit.Takimi u zhvillua në kuadër të një turi rajonal të kryeministrit shqiptar në Jerusalem, ku pati edhe një adresim për Knessetin.Gjatë takimit, Patriarku Teofili III i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Rama dhe vuri në dukje marrëdhëniet e hershme dhe të qëndrueshme mes Patriarkanës së Jerusalemit dhe Shqipërisë.Ai theksoi rolin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në historinë moderne të Evropës Lindore, duke përmendur veçanërisht kontributin e të ndjerit Kryepeshkop Anastas në rindërtimin e Kishës pas rënies së komunizmit. Patriarku kujtoi se Kryepeshkopi Anastas kishte shërbyer më herët edhe në Jerusalem. Patriarku Teofili III foli gjithashtu për rëndësinë...
Burimi:
ntv.al