‘Pastrimi etnik administrativ’: Kamberi denoncon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

‘Pastrimi etnik administrativ’: Kamberi denoncon diskriminimin e shqiptarëve në Serbi

Politikat shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës janë konsideruar si një "ndëshkim kolektiv" dhe një strategji për destabilizimin e rajonit. Deputeti ka denoncuar masa të tilla shtypëse si rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, diskriminimi në arsim, mosnjohja e diplomave dhe bllokada e ndihmave financiare nga Kosova. I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", deputeti Shaip Kamberi theksoi se politika e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka marrë një formë të qartë të ndëshkimit kolektiv, duke i shtuar tensionet dhe duke destabilizuar rajonin. Kamberi denoncoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga Beogradi, një veprim që, sipas tij, zgjon kujtime të hidhura për shqiptarët, të cilët kanë vuajtur nga dhuna dhe diskriminimi në ushtrinë jugosllave gjatë viteve të '80-ës dhe '90-ës....