Pas vizitës në SPAK, Ramës i ikën edhe Ëngjëll Agaçi, pas 14 vitesh në kryeministri
Në vitin e 14 të qeverisjes, Edi Rama ka lënë të ikë një prej bashkëpunëtorëve të tij më të vjetër në kryeministri, Ëngjëll Agaçin, zyrtarisht sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, por realisht shumë më tepër se aq, një lloj ‘ustai’ i ligjeve, një mjeshtër për t’i dhënë formë ideve kontroverse të Ramës për menaxhimin e pasurive publike, në veçanti kur duhej të shmangej një rrezik penal. Deri vonë, Agaçi ia doli të ruajë një profil të ulët publik, pa u përfshirë në jetën publike, por duke ruajtur në prapaskenë ndikimin e personazhit që ‘rregullon letrat’ për projekte të rëndësishme qeveritare. Vitet e fundit ai e pati të vështirë t’u fshihej kamerave për shkak se herë pas here thirrej në SPAK. Agaçi, një ish...
Burimi:
syri.net