Pas tensioneve në grupin e PS, Spiropali mesazh në Facebook: Mbaje fytyrën…
Një ditë pas tensioneve në mbledhjen e grupit socialist mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, kjo e fundit ka reaguar sot në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të saj me syze dielli, ajo ka përcjellë mesazhin: “Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke uruar ndjekësit për një të diel të bukur. “Të diel të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali. Mbrëmjen e djeshme mediat raportuan se ka patur tensione në dy momente mes kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, ndërsa pritej një debat në grup për sa i përket mungesës së saj në seancën e imunitetit për Ballukut, por kjo nuk ndodhi. Gjatë fjalës së drejtoreshës së Kadastrës, ka patur një ndërhyrje nga Spiropalit duke i...
Burimi:
opinion.al