“Pas protestës qëndron Sorosi”/ Flamur Noka sulmon protestuesit: Kanë inat Donald Trump, se nuk iu plas për zogjtë!
Partia Demokratike vijon të jetë kundër protestës për Zvërnecin. Numri dy i PD, Flamur Noka, ka sulmuar sot protestuesit. Sipas tij, ata nxiten nga Soros kundër Donald Trump. “Mercenarët e #Soros e kanë me familjen Trump, se për flamingot as u kërcet fare. Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone e asgjëson Aeroporti i Vlorës, por ja që si Europeangreens dhe Soros Albania nuk ua ndjen fare për mjedisin dhe zogjtë shtegtarë Vetë bashkëshorti i ministres së besuar të Ramës është një organizator i protestës. Përdorimi dhe instrumentalizimi i të tjerëve është kamuflazhi i Ramës, i cili qëndron vetë pas organizimeve të tilla. Ka mbi 13 vjet që me Edi Ramën në pushtet të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhunohen sistematikisht. U vra një i...
Burimi:
javanews.al