Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO
Në përgjigje të socialistëve të cilët kërkuan sot përjashtim nga punimet e Kuvendit për disa seanca për 29 deputetë të PD pas situatës së tensionuar gjatë punimeve, Jozefina Topalli ka publikuar një video… Pamjet janë nga një seancë plenare e 2006, ku shihen deputetë të PS, në atë kohë në opozitë, duke u përplasur në Kuvend dhe duke kthyer karrige e tavolina përmbys. “Para hyrjes ne Nato, apo nënshkrimit te MSA ndodhte kështu”, shkruan Topalli.