Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

14 protestuesit e arrestuar gjatë dhe pas protestës opozitare të 10 shkurtit u liruan nga qelitë e paraburgimit. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tyre, përkundër kërkesës së prokurorisë për të izoluar në burg dy prej tyre dhe arrestit në shtëpi për tre të tjerë”. Në sallën e gjyqit, përmes avokatëve, të arrestuarit pretenduan mungesë të provave dhe kërkuan lirim të menjëhershëm. Vendimi i gjykatës u përshëndet nga deputeti demokrat Luçiano Boçi, që nuk la pa kujtuar as Shën-Valentini, por edhe të ftojë të rinjtë në protestën e radhës. Të premten Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi edhe 7 të mitur të arrestuar në lidhje me protestën e 10 shkurtit, ndaj të cilëve u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”.