“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

“Partitë politike të arrijnë konsensus”/ Celibashi: Pajtohuni për reformën zgjedhore dhe territoriale

Viti i ri nis me sfida të vjetra për politikën. Mazhorancës dhe opozitës i duhet të nisin sesionin e ri me detyra të mbartura, të cilat u bllokuan për shkak të konfliktit politik. Apeli i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve është që palët të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet për t’i hapur rrugë konsensusit për reformën zgjedhore dhe territoriale.  “Apeli im është i njëjtë me atë të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Në këtë vit do të duhet t’i tejkalojnë këto kontradikta që kanë për të gjetur konsensus për reformën zgjedhore, territoriale dhe reformat e tjera”, u shpreh Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, për Top Channel.  Në kalendarin politik, 2026 nuk është vit elektoral, por për Ilirjan Celibashin nuk duhet të jetë as vit pushimi. Nëse duan një hartë të re territoriale, palët duhet të nisin punën sa më...