“Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku”,Lapaj sfidon qeverinë, thirrje qytetarëve para Kryeministrisë: Çohuni për..
Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj vijon protestën në sheshin përpara Kryeministrisë, që e pagëzoi “Sheshi i Rezistencës”. Lapaj iu drejtua qytetarëve me apel për të reaguar dhe për të mos mbetur indiferentë.“Mos u çoni vetëm për hallin tuaj. Çohuni për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit”, tha ai, duke theksuar se shoqëria duhet të reagojë për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm për interesa personale. Një pjesë të veçantë të fjalës së tij, Lapaj e kushtoi ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Paratë tuaja nuk duhet t’i vjedhë Balluku. Na duhen tunele me hekur, jo vjedhje,” deklaroi Lapaj, duke e lidhur këtë me mungesën e ilaçeve në spitale, aksidentet rrugore dhe përmbytjet si pasoja direkte të korrupsionit dhe standardeve...
Burimi:
sot.com.al