‘Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë’ – Balliu prezanton projektligjin, PS kundër!

‘Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë’ – Balliu prezanton projektligjin, PS kundër!

PD përmes deputetit Klevis Balliu prezantoi këtë të hënë, 30 mars, projektligjin për konfiskimin e parave të krimit të organizuar dhe shpërndarjen e tyre në interes të shoqërisë. Balliu kërkoi që pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar të përdoren për efektivët e policisë që kanë rënë në detyrë, për familjet e qytetarëve që kanë mbetur viktima nga përplasjet e bandave kriminale, si dhe për mbështetjen e çifteve të reja. Sipas Balliut, një nga dramat më të mëdha kombëtare sot është largimi i të rinjve nga Shqipëria, si pasojë e pamundësisë për të ndërtuar jetën e tyre në vend. Ligjvënësi demokrat theksoi se shumë të rinj nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi, pasi çmimet janë rritur ndjeshëm, edhe si pasojë e pastrimit të parave...