“Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, sot tregon ‘Noc Rrokun’”, Bardhi sulmon Ramën: U tërhoq nga premtimi për anëtarësimin në BE në 2030

“Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, sot tregon ‘Noc Rrokun’”, Bardhi sulmon Ramën: U tërhoq nga premtimi për anëtarësimin në BE në 2030

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Bardhi ka publikuar një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak ku kreu i qeverisë shprehet se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së dhe të drejtën për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian. “Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë, edhe për Parlamentin Europian, gjithashtu. Ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane”, deklaron Rama. Më tej ai ka publikuar një tjetër video të Ramës pak ditë më parë ku shprehet: Pse duhet ne patjetër që në...