“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

Kryeministri Edi Rama tha se protestuesit e 21 janarit 2011 nuk paraqisnin asnjë rrezik për Kryeministrin e kohës, Sali Berisha dhe nuk kishin si qëllim të merrnin godinën. “Gjithçka u zhvillua jashtë rrezes së çdo rreziku të imagjinueshëm për këtë godinë dhe lëre pastaj për VIP-in e vetëngujuar brenda saj me hordhinë e vet dhe me gjithë karafilin e tij ambulant lart në tarracë”, tha Rama në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore për 15-vjetorin e ngjarjes. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të përfundojë hetimet për këtë çështje, të cilën e quajti të pakrahasueshme me çdo çështje tjetër. “Nëse drejtësia e re nuk bën drejtësi për këtë çështje, do të mbetet e vjetër”, tha Rama, duke kujtuar sërish se prokurorët dhe gjykatësit specialë paguhen më...