Paqja fiskale, Rama: Zotim i fushatës, nga janari nis zbatimi i nismës! Urë besimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes

Paqja fiskale, Rama: Zotim i fushatës, nga janari nis zbatimi i nismës! Urë besimi mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Financave Petrit Malaj, dhe ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ditën e sotme zhvilluan një takim me komunitetin e biznesit, në një dialog të hapur për nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi, që synon formalizimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike duke përgatitur sipërmarrjen për procesin e integrimit europian. Rama tha se paqja fiskale është një zotim i fushatës elektorale dhe sot është ligj, ndërsa theksoi se zbatimi i nismës do të fillojë në janar të vitit 2026.Lexo edhe :Related Posts Rama: Ne sot jemi në kushtet, kur duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm mund ta zbatojmë këtë nismë. Është një nismë për të ndërtuar një urë të re besimi dhe ndërveprimi të shëndetshëm...