“Paqja fiskale, një lavatriçe e madhe parash të pista”/ Denoncon Strazimiri: Është për klientët e regjimit

“Paqja fiskale, një lavatriçe e madhe parash të pista”/ Denoncon Strazimiri: Është për klientët e regjimit

Nisma e qeverisë për të ashtuquajturën “paqe fiskale” është denoncuar ashpër nga opozita si një mekanizëm me pasoja të parikuperueshme për vendin, i cili synon pastrimin e parave të pista dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. Sipas deputetit Gent Strazimiri që ishte i ftuar në një emision televiziv, ku tha se ky ligj nuk i shërben “njeriut të djersës”, por është një “duranë në letër” për të siguruar pastrimin e parave dhe për t’i hapur rrugën më tej kapitalit me origjinë të dyshimtë. Ai argumenton se kjo do të çojë në një rritje ekonomike “rakitike dhe informale”, nga e cila nuk përfitojnë shqiptarët, por vetëm “një tufë klientësh të regjimit”. Duke e lidhur drejtpërdrejt nismën me proceset elektorale, Strazimiri deklaroi se këta klientë,...