Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga panairi ndërkombëtar i turizmit në Madrid, ku Shqipëria po përfaqësohet mes më shumë se 160 vendeve nga e gjithë bota. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama thekson se vendi ynë po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare, duke u vlerësuar si një destinacion turistik autentik dhe gjithëvjetor, në një event ku marrin pjesë mbi 10 mijë kompani të sektorit të turizmit. “Në panairin e turizmit në Madrid, që është dhe pikëtakimi i profesionistëve të turizmit, ku marrin pjesë mbi 160 vende nga e gjithë bota dhe më shumë se 10,000 kompani, Shqipëria po merr një vëmendje të jashtëzakonshme nga tregjet ndërkombëtare si një destinacion turistik dhe autentik gjithëvjetor”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook....