‘Paketa e Maleve’, pa inventar pronash/ Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

‘Paketa e Maleve’, pa inventar pronash/ Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie

Shpëtim Krasta, një fermer i fshatit Gurras në Pogradec nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se pemët e tij të qershive do të priteshin “ditën për diell” me një vendim të bashkisë. Në janar 2026, ai u njoftua nga familjarët se dikush që iu paraqit si qiramarrës i zyrtarizuar nga bashkia i 4.5 hektarëve tokë në fshatin e tij nisi të priste pemët frutore të mbjella nga fermerët në tokat e njohura si prona të tyre e përfituar sipas ligjit nr. 7501 “Për Tokën“ ”Ne, që në vitin 1991, me ligjin për tokën, disponojmë në gjendje faktike dokumentacionin origjinal të pronës. Aktualisht, si familje kemi në pronësi 850 m² tokë, e cila njëkohësisht ka qenë në përdorim të përhershëm që nga ndarja nga familja ime....