Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë për gazetarin Anesti Barjamemaj në A2CNN tha se me protestën e sotme opozita synon të krijojë qëndrueshmëri, për të arritur më pas drejt një faze palëvizshmërie deri në arritjen e qëllimit të saj kryesor. “Sot jemi në këtë protestë, në një cikël protestash që duan të krijojnë qëndrueshmëri për të arritur më pas në një fazë palëvizshmërie deri në arritjen e qëllimit kryesor. Kërkesa vjen për shumë arsye, ka arsye të shtuara. Rama është kapur jo thjesht me presh në duar por kërkon që këtë pras ta shesë si spektër fuqie”, tha Boçi. “Ka afera të tjera ku Rama del më i plotë në kapjen e tij me presh në duar, në korrupsionin galopant, është AKSHI...